Ballina Flash

Reciprocitetit për targat, Lajçak bën thirrje për ulje tensionesh dhe lejim të lëvizjes

PRISHTINË, 21 shtator/ATSH/- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar për tensionimin e situatës në veri si pasojë e vendosjes së reciprocitetit për targat.

Përmes një statusi në Twiter, Lajcak ka thënë se për situatën e krijuar i ka informuar ambasadorët, ndërsa ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe lejim të lëvizjes.

Po ashtu ka ripërsëritur gatishmërinë e BE-së për të ndërmjetësuar në bisedimet për të gjitha çështjet e hapura.

“Është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të rivendoset paqja dhe lejimi i lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për t’i lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, ka shkruar ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe tetë vepra të tjera të Pikasos për të pasionuarit pas pikturës
Artikulli tjetërTërmet me magnitudë 3.7 ballë, epiqendra 6 km në jug të Klosit