TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e së martës në vend.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se tërmeti ishte me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04.
Po kështu nga raportimet, mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth Tiranës.
Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:05 duke shkaktuar dëme, fatmirësisht pa dëme në njerëz. /a.a/r.e/























