Ballina Bota

BRUKSEL – Rritja e PPB-së në eurozonë kalon parashikimet për TII 2020

BRUKSEL/FRANKFURT/PARIS, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Eurozona u rimëkëmb me një ritëm më të shpejtë se sa ishte parashikuar në tremujorin e dytë të vitit nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid, treguan të dhënat e rishikuara nga Eurostat.

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 2,2 për qind në mënyrë të njëpasnjëshme në tremujorin e dytë, më shumë se parashikimi fillestar prej 2,0 për qind.

Rritja përmbysi rënien prej 0,3 për qind në tremujorin e parë dhe rënien prej 0,4 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Nga viti në vit, PBB-ja u rrit në 14,3 për qind në vend të parashikimit të mëparshëm prej 13,6 për qind.

”Me të dhënat e rishikuara që tregojnë se ekonomia e euro zonës eci edhe më mirë nga sa mendohej më parë në tremujorin e dytë, Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e sigurt që do të rishikojë parashikimet e saj të PBB-së të enjten”, tha ekonomisti i ”Capital Economics”, Jack Allen-Reynolds.

”BQE tha gjithashtu se politika e lirë monetare është ende e nevojshme”, shtoi ekonomisti.

Shpenzimet e familjeve dhe qeverisë dhe formimi i kapitalit bruto kontribuan pozitivisht në rritjen e PBB-së.

Kontributi nga bilanci i jashtëm ishte afër normales.

Bazuar në orët e punës, produktiviteti në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar u ul 1,5 për qind./ /p.s./

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, vendi i parë në rajon që ka miratuar ligjin për armët
Artikulli tjetërF1 – Russell do të garojë për Mercedes