Ballina Flash

F1 – Russell do të garojë për Mercedes

LONDËR, 7 shtator /ATSH-AA/ – Piloti britanik George Russell do të jetë pjesë e ekipit të Formula 1 Mercedes në vitin 2022.

Mercedes, kampioni i shtatë viteve të fundit në klasifikimin e ekipeve dhe pilotëve, njoftoi se kush do të zëvendësojë pilotin Valtteri Bottas.

Britaniku Russell do të jetë në një ekip me britanikun Lewis Hamilton, i cili ka shtatë kampionate të fituara, prej të cilëve gjashtë në Mercedes.

Sipas njoftimit, me 23-vjeçarin, i cili vjen nga Ekipi Junior i Mercedes-it, është nënshkruar marrëveshje e gjatë.

Russell tre vitet e fundit ishte pjesë e ekipit Williams në Formula, ndërsa në vitin 2017 në GP3 dhe 2018 në Kampionatin Botëror të Formula 2 kishte arritur vendin e parë./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Rritja e PPB-së në eurozonë kalon parashikimet për TII 2020
Artikulli tjetër5-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta: Mesazhi dhe vepra e saj duhet vënë në veprim në çdo kohë