Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Qeveria talebane të jetë gjithëpërfshirëse në të gjitha pikëpamjet

BRUKSEL, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të këmbëngulim që talebanët të respektojnë premtimet e tyre dhe të zhvillojnë një Afganistan të moderuar, tha ambasadori i BE-së në Afganistan, Andreas Von Brandt, në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian.

“Shpresojmë se qeveria e re talebane të jetë më gjithëpërfshirëse nga të gjitha pikëpamjet, jo vetëm në mënyrë simbolike”, shtoi ai.

“BE do të jetë e vendosur në lidhje me kushtet e vendosura”, specifikoi Von Brandt.

Ai shtoi se “respekti për gratë dhe vajzat do të jetë një kusht për çdo dialog dhe ndërveprim politik me talebanët dhe qeverinë e re, për të siguruar që përparimi i 20 viteve të fundit të mbrohet”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRoja Bregdetare Amerikane inspektim sigurie në Portet shqiptare, vlerësime pozitive për progresin
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: 502 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19