UASHINGTON, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se është në SHBA për t’i kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden, mbështetjen e tij të fortë kundër Rusisë, në një kohë që tërheqja e çrregullt nga Afganistani ka shkaktuar një tronditje në të gjitha vendet, që, ashtu si edhe Ukraina, kanë vënë gjithçka në mbështetje të ushtrisë amerikane.
Kjo vizitë e planifikuar gjatë ishte vendosur fillimisht për të hënën, para se të shtyhej për të martën dhe pastaj për sot.
Kreu i shtetit ukrainas do të largohet të paktën me premtimin e 60 milionë dollarëve ndihmë ushtarake shtesë, në veçanti në formën e pajisjeve të raketave antitank Javelin, sipas Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Të dy krerët e shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë.
Zelensky është lideri i dytë evropian që pritet nga Biden, pas kancelares gjermane, Angela Merkel./ /ervo/














