Ballina Bota

UASHINGTON – Blinken: SHBA do të jetë gjithmonë përkrah Ukrainës

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se vendi i tij do të qëndrojë përkrah Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë.

Blinken u takua në Departamentin amerikan të Shtetit me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në përgatitje për takimin e parë të presidentit amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, më 30 gusht.

“Sekretari Blinken theksoi angazhimin e SHBA ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë atje”, tha zëdhënësi Ned Price në një deklaratë pas takimit.

“Sekretari dhe homologu i tij ukrainas diskutuan gjithashtu mundësitë për të thelluar bashkëpunimin midis Ukrainës dhe SHBA”, shtoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBankingu, 110 miliardë lekë transaksione këtë vit
Artikulli tjetërSPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Hoxha