TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Transaksionet përmes bankingut arritën shifrën e 110 miliardë lekëve, në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, mesatarja mujore e transaksioneve bankave në distancë rezultoi 94.8 miliardë lekë, nga 87.1 miliardë lekë që ishte ky tregues vitin e kaluar.
Bankingu përfshin ato veprime bankare që ekzekutohen pa qenë nevoja që klienti të shkojë fizikisht në bankë. Kanalet kryesore përmes të cilave kryhen këto veprime janë internet banking apo mobile banking.
Ekspertët shprehen se, ligji i ri për shërbimet e pagesave që ka hyrë në fuqi këtë vit pritet të rrisë hapësirat për pagesat dixhitale.
/r.e/























