Ballina Bota

FOKUS – Holanda nën sulmin e hakerave, alarm kombëtar

BRUKSEL, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Holanda është nën një sulm frontal të hakerave, ndërkohë që përhapja e ransomware po kthehet në një krizë kombëtare dhe siguria e vendit është në rrezik.

Alarmi u ngrit nga drejtorët e tri kompanive kryesore holandeze të sigurisë kibernetike ”Eye”, ”Hunt & Hackett” dhe ”Northwave”, të cilët, duke folur për median kombëtare, kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente të qeverisë.

”Sulmet ransomware janë gjithnjë e më të shumta dhe kërkesat për ndihmë janë shumë për t’u trajtuar vetëm nga kompanitë holandeze”, thanë tri kompanitë.

Ransomware është një virus që përhapet si një skedar, në dukje i padëmshëm ose një bashkëngjitje e thjeshtë e -mail, por që një herë e shkarkuar kodon skedarët në sistem.

Dhe pagesa e shpërblimit nuk është njësoj si të kesh një garanci që hakerët do të zhbllokojnë skedarët.

Në përpjekje për të frenuar krizën, policia holandeze nisi platformën ”No More Ransom”, e cila përmban kodet e deshifrimit për shumë lloje ransomware-sh.

Viktimat e sulmeve nxiten të kontrollojnë platformën para se të konsiderojnë pagesën e shpërblimit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 120 mijë pacientë u trajtuan në spitalet publike
Artikulli tjetërMinistria e Mbrojtjes: Neutralizohet vatra e re e zjarrit në Gjirokastër