Ballina Flash

Mbi 120 mijë pacientë u trajtuan në spitalet publike

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Përgjatë gjysmës së parë të këtij viti mbi 120 mijë pacientë u trajtuan në spitalet publike.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se janë gjithsej 120.564 pacientë që kanë marrë trajtim në spitalet publike 6 muajt e parë të 2021-shit.

“Mbi 74 mijë pacientë u trajtuan në spitalet universitare, 36.209 pacientë në spitalet rajonale dhe 9880 pacientë në spitalet bashkiake”, bën të ditur Fondi.

Sipas FSDKSH-së, pavarësisht kushteve të krijuara për shkak të pandemisë u arrit të ofrohej shërbim cilësor dhe staf i specializuar në të gjitha spitalet publike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikualifikimi urban në lagjet e Pogradecit
Artikulli tjetërFOKUS – Holanda nën sulmin e hakerave, alarm kombëtar