Ballina Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Neutralizohet vatra e re e zjarrit në Gjirokastër

TIRANË, 4 gusht/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot se është neutralizuar vatra e zjarrit në Gjirokastër.

Duke informuar mbi situatën e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kjo ishte një vatër e re në Gjirokastër, për shuarjen e së cilës u angazhuan Forcat e Armatosura.

“Në Gjirokastër kishte një tjetër vatër zjarri, vatër e re. U angazhuan trupat e FA-së së bashku me zjarrfikësit. Zjarri u neutralizua”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Si pasojë e zjarreve në Gjirokastër, ditën e djeshme humbi jetën një person, si dhe u evakuuan banorët e tre fshatrave.
/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Holanda nën sulmin e hakerave, alarm kombëtar
Artikulli tjetërPastrimi i kanalit Levan-Pojan, përmirësohet ujitja në 800 ha tokë bujqësore në Fier