Ballina Bota

GREQI – Regjistrohet temperatura më e lartë historike 46,3 gradë Celsius

ATHINË, 3 gusht /ATSH-ANA/ – Vala e të nxehtit që ka përfshirë Greqinë tregoi se temperatura më e lartë e regjistruar nga Observatori Kombëtar i Athinës ishte 46,3 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë dhe rekord e lartë e regjistruar, 46,3 gradë Celsius, ishte në Makrakomi, në bregun lindor të Greqisë kontinentale.

Ky vlerësim i temperaturës është më i larti i regjistruar ndonjëherë nga observatori në historinë e tij.

Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe sot dhe pritet të arrijnë një maksimum prej 44-45 gradë Celsius./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen: 60 për qind e evropianëve plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19
Artikulli tjetërStacion i ri përgjatë tureve në jug, restaurohet Kisha e Shën e Premtes në Lukovë