Ballina Ekonomi

Kreditimi ekonomisë u rrit me 29 % në qershor

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Kreditimi i ekonomisë në muajin qershor 2021, u rrit me 29 % krahasuar me majin, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, sistemi bankar disbursoi 25.2 miliardë lekë kredi gjatë muajit qershor, ku huadhënia dominoi në segmentin për individët.

Kreditimi i ekonomisë aktualisht është në trend në rritje krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj bankat kanë disbursuar rreth 109.6 miliardë lekë kredi, 10.8 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë vëren se kreditimi është adresuar kryesisht për qëllime afatgjata investimi, në pasuri të paluajtshme, por edhe për investime të tjera të biznesit në mallra kapitale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolonia përmbytet nga… birra!
Artikulli tjetërTOKIO 2020 – Gjermania shkarkon zyrtarin e lartë pas deklaratave raciste