Ballina Flash

TOKIO 2020 – Gjermania shkarkon zyrtarin e lartë pas deklaratave raciste

TOKIO, 29 korrik /ATSH-AA/ – Drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Çiklizmit (BDR) Patrick Moster do të kthehet në shtëpi së shpejti nga Lojërat e Tokios pasi bëri një deklaratë raciste deklaroi Organi Olimpik Kombëtar (DOSB).

“Ne mbetemi të bindur se faljet e tij kërkuar opinionit publik për deklaratat raciste janë të sinqerta”, tha presidenti i DOSB Alfons Hoermann.

“Me këtë gabim, megjithatë, zoti Moster shkeli vlerat olimpike. Loja e drejtë, respekti dhe toleranca nuk janë të negociueshme për ekipin e Gjermanisë”, theksoi në një deklaratë DOSB.

Moster u dëgjua duke përdorur një frazë raciste ndaj disa sportistëve afrikanë në një transmetim televiziv nga rrjeti gjerman ARD.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) mirëpriti vendimin e DOSB për të shkarkuar Moster./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreditimi ekonomisë u rrit me 29 % në qershor
Artikulli tjetërSPANJË – Sanchez: Pas gjunjëzimit nga pandemia hapim një epokë të re historike