TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Në Kukës, Has dhe Tropojë vijojnë punimet, nga ana e Entit Kombëtar të Banesave, për ndërtimin e pallateve ku do të strehohen familjet e pastreha.
Drejtori i përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa bashkë me përfaqësues të firmave të ndërtimit ishte për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në objektet e ndërtimit të cilat financohen me fondet e EKB-së.
Aktualisht punimet po avancojnë me ritëm të shpejtë në objekte, por nga ana e drejtorit Çipa është kërkuar përshpejtim i punimeve për arsyen e shfrytëzimit të kushteve klimaterike në mënyrë që brenda këtij viti këto objekte të jenë gati për t’iu dorëzuar Bashkive respektive me qëllim vënien në dispozicion të familjeve të pastreha.
EKB bën të ditur se po ndjek hap pas hapi realizimin me sukses të këtyre projekteve.
/r.e/























