RIGA, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Lituania ka regjistruar një numër rekord migrantësh, që kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin nga Bjellorusia fqinje brenda një dite.
“Në 24 orët e fundit, janë kapur 171 persona të paautorizuar duke kaluar kufirin”, njoftoi Garda Kufitare lituaneze sot.
Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të migrantëve të kapur këtë vit në mbi 3 000, i krahasuar me 81 tërë vitin e kaluar.
Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka kërcënuar vazhdimisht BE-në se do të lejojë refugjatët nga zonat e luftës që të hyjnë në bllok, në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj vendit të tij.
Lituania, që ka një kufi gati 680 kilometra të gjatë me Bjellorusinë, është veçanërisht e goditur nga fluksi i migrantëve./ /ervo/























