Ballina Flash

Briken Calja i katërti në dygarësh në “Tokio 2020″/ Reagime

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja u rendit i 4-ti në dygarësh në peshëngritje në lojërat olimpike “Tokyo 2020” dhe kjo arritje u përshëndet nga komuniteti sportiv, por edhe nga autoritetet shtetërore.

Rama: Brikeni meriton një bravo të madhe

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot arritjen e sportistit Briken Calja në Lojërat Olimpike të Tokios.

“Edhe pse pa medalje për vetëm 1 kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, u shpreh Kryeministri Rama në reagimin e tij.

Meta: Përfaqësim i shkëlqyer!

Edhe Presidenti Ilir Meta përshëndeti arritjen e Caljes.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!” – u shpreh Meta.

 

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLITUANI – Numër rekord migrantësh në kufirin me Bjellorusinë
Artikulli tjetërCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete dhe 30 raste të reja në 24 orët e fundit