Nga 31 korriku nisin fluturimet direkte me Barcelonën

tia

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Nga data 31 korrik do të nisin fluturimet direkte me Barcelonën nga Tirana nëpërmjet kompanisë ajrore WizzAir, dy herë në javë.

Lajmi u bë i ditur nga kompania Tirana Airport Partners, e cila menaxhon aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Barcelona është qyteti në bregdetin e Spanjës verilindore dhe qyteti më i madh i bashkësisë autonome të Katalonjës, si dhe bashkia e dytë më e populluar e Spanjës.

Është një nga metropolet më të mëdhenj të detit Mesdhe, i vendosur në bregdetin midis grykave të lumenjve Llobregat dhe Besòs, dhe kufizohet në perëndim nga vargmali Serra de Collserola, maja më e lartë e të cilit është 512 metra e lartë.

Qyteti është shtëpia e dy prej universiteteve më prestigjioze në Spanjë, Universiteti i Barcelonës dhe Universiteti Pompeu Fabra.

Barcelona është e njohur për pritjen e Lojërave Olimpike Verore të viti 1992, si dhe konferencave dhe ekspozitave të klasit botëror dhe gjithashtu shumë turneve sportivë ndërkombëtarë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.