Ballina Aktualitet

Durrës/ Aktivitet përtej orës policore, ndëshkohet me masë administrative pronari i një subjekti

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet, me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat antikovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Po ashtu, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi në banesë, ka dhunuar për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A.(J). H., 39 vjeç.

Ndërkohë, Policia Krujë procedoi penalisht shtetasit L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Plazhi i Pishporos në Fier, një tjetër destinacion veror për t’u zbuluar
Artikulli tjetërDenaj në ministerialin për Dialogun Financiar dhe Ekonomik mes BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë: