PARIS, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Karta e re e identitetit ose leja e re e qëndrimit e Monakos do të lejojë që banorët e principatës të provojnë identitetin e tyre në internet, duke u bërë kështu një nga shtetet e para në botë që ofron një shërbim të këtij lloji.
Të pajisur me një mikroqark elektronik, dokumentet e reja të identitetit, që do të hidhen në qarkullim këtë javë, i lejojnë përdoruesit e Internetit të krijojnë një “identitet dixhital” të fortë, të menaxhuar nga principata.
Kjo do t’u mundësojë atyre të përfundojnë në internet procedura që kërkojnë një nivel maksimal vërtetimi, siç është nënshkrimi i një dokumenti me të njëjtën fuqi ligjore si një nënshkrim i shkruar me dorë.
“Me këtë identitet dixhital me vlerë provuese, ne ndoshta jemi ndër pesë shtetet më të mira në botë”, tha Frédéric Genta, përgjegjës për tranzicionin dixhital në principatë.
Për momentin, identiteti dixhital në Monako jep mundësi për shërbime administrative ose për ato të operatorit të telekomit Monaco Telecom ose shpërndarësit të ujit dhe energjisë elektrike, SMEG./ /ervo/























