Ballina Flash

EURO 2020 – Edhe Zvicra në 1/8 e finaleve pas penalltive (5-4) në ndeshjen kundër Francës

BUKURESHT, 28 qershor /ATSH/ – Edhe Zvicra kaloi sonte në 1/8 e finaleve të EURO 2020, pas penalltive (5-4) kundër Francës për shkak se e gjithë ndeshja përfundoi në barazim 3-3, sipas pamjeve televizive.

Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në stadiumin rumun ”Arena Nationala” zviceranët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Seferoviç (15’).

Në pjesën e dytë të gjykuar nga argjentinasi Rapallini, francezët shënuan tri herë me anë të Benzema (57’ dhe 59’) dhe Pogba (70’), ndërsa zviceranët sërish me Seferoviç (81’) dhe Gavranoviç (90’), ndërkohë që humbën edhe një penallti nga Rodriguez (55’).

Në kohën shtesë nuk ndryshoi asgjë.

Në gjuajtjen e penalltive, Zvicra u tregua më e saktë, pasi arriti të fitonte 5-4.

Për francezët, penalltinë e humbi Mbappe.

Po sot, Spanja mundi Kroacinë pas kohës shtesë me rezultatin 5-3, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll me rezultatin 3-3./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrincipata e Monakos pajiset me një identitet dixhital
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 29 qershor 2021