Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 29 qershor 2021

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të thata dhe të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:  

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/37 Diell
Kukës 20/34 Diell re
Lezhë 21/36 Diell re
Dibër 18/34 Diell re
Durrës 23/36 Diell
Tiranë 23/37 Diell
Elbasan 22/37 Diell
Berat 17/38 Diell
Vlorë 19/34 Diell
Korçë 18/33 Diell re
Gjirokastër 15/38 Diell
Sarandë 20/35 Diell

 

/e.m/

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2020 – Edhe Zvicra në 1/8 e finaleve pas penalltive (5-4) në ndeshjen kundër Francës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/6/2021