Ballina Flash

Mbërrijnë edhe 24,040 vaksina antikovid/ Rama: 1,103,690 vaksina deri tani, vijon pa u ndalur plani kombëtar i vaksinimit masiv

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa më herët këtë mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti i qeverisë kroate.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thekson se deri tani Shqipëria ka administruar 1,103,690 vaksina antikovid.

“Edhe 24,040 vaksina antikovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate. 1,103,690 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv”, u shpreh kryeministri Rama.

Prej 11 janarit në të gjithë vendin po vijon vaksinimi sipas fashave të popullatës. Ndërkohë qeveria ka lajmëruar se më 29-30 qershor do të jenë ditët e hapura të vaksinimit +18 vjeç. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë stimulues kardiak plotësisht i absorbueshëm
Artikulli tjetërPrincipata e Monakos pajiset me një identitet dixhital