Ballina Aktualitet

Sekuestrohen 86 740 paund në portin e Durrësit, arrestohet drejtuesi i mjetit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Policia Kufitare në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoriteteve doganore sekuestruan në portin e Durrësit  86.740 paund dhe u arrestua drejtuesi i fugonit.

Sipas Policisë së Shtetit, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një fugon mallrash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin E. H.

Gjatë kontrollit të kryer në fugon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlpet shqiptare, bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike
Artikulli tjetërSIDNEI – Australia ankesë kundër Kinës për sanksionet ekonomike