TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Qasja e medieve në Parlament është një element i rëndësishëm i një demokracie liberale, u shpreh sot Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri reagoi sot reagoi sot ndaj vendimit të Byrosë së Kuvendit për raportimin e gazetarëve gjatë mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
“Dëgjesat publike dhe qasja e medieve në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale”, thekson delegacioni i BE në një postim në rrjetet sociale.
Delegacioni i BE shpreh, “keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediet përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti”.
“Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014”, nënvizoi delegacioni i BE. /j.p/r.e/























