Ballina Aktualitet

Raportimi nga komisionet parlamentare/ Gazetarët, protestë për vendimin e Kuvendit

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Para nisjes së seancës së sotme plenare, gazetarët që mbulojnë zhvillimet në Kuvend kanë protestuar nën moton “Eja KUVENDojmë” në lidhje me një vendim për rregulloren e re të këtij institucioni.

Katër ditë më parë Kuvendi publikoi vendimin e Byrosë së Kuvendit, për raportimin e gazetarëve gjatë mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Gazetarët i bënë thirrje Kuvendit, që të tërhiqet nga ky vendim, ndërsa theksuan se me këtë vendim cenohet puna e tyre.

Vendimi synon që t’i vendosë gazetarët në një newsroom, nga ku të cilët do të duhet të ndjekin zhvillimet e Kuvendit dhe komisionet përmes ekraneve dixhitale.

Në njoftimin e tyre gazetarët theksojnë se, “vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cenim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias”. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miraton shkarkimin e Presidentit Meta
Artikulli tjetërDelegacioni i BE: Qasja e medieve në Parlament, element i rëndësishëm i demokracisë liberale