GJERMANI – CDU fiton zgjedhjet në landin e Saksonisë

BERLIN, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel shënuan një fitore më të thellë nga sa pritej, në një prej landeve kryesore te Gjermanisë.

Demokratët e krishterë të Merkel (CDU) nën drejtimin e kryeministrit, Reiner Haseloff në landin e Saksonisë-Anhalt të Gjermanisë Lindore siguruan 37,1% të votave, një rritje prej më shumë se 7% që nga zgjedhjet e fundit në 2016, sipas rezultateve paraprake.

Fitorja e CDU në Saksoninë-Anhalt është një nxitje për Armin Laschet për të udhëhequr fushatën zgjedhore kombëtare të partisë në muajin shtator si një kandidat për kancelar.

Haseloff u bashkua me udhëheqësit e partisë CDU duke e konsideruar fitoren e CDU si një ogur i mirë për zgjedhjet kombëtare brenda tre muajsh.

Zgjedhjet e shtatorit do të shënojnë gjithashtu fillimin e epokës postMerkel, me lideren gjermane që del nga skena politike pas zgjedhjeve dhe pas 16 vitesh në pushtet. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.