Ballina Ekonomi

14 qendra të kontrollit teknik të mjeteve rrugore/ Format i ri certifikate me kode leximi e elemente sigurie

 

TIRANË, 5 qershor/ATSH/Prej 31 majit ne 14 qendra po kryhet kontrolli teknik i mjeteve pas një ndërprerje prej 5 muajsh.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur se janë kryer një sërë investimesh për të rritur cilësinë e ofrimit të këtij shërbimi që i shërben më së shumti rritjes së sigurisë në rrugë.

“Sistem e program i ri informatik integral i ndërlidhur me rrjetin e ri intranet dhe në pajisjet tërësisht të reja kompjuterike, servera e ups. Ekipi i ri që kombinon eksperiencë e rekrutime të reja, drejtues të mirënjohur profesionalisht e me integritet, strukturë e re qendrore për mbikëqyrje e koordinim operacional, modul i ri rezervimi në e-albania dhe informacione e udhëzime në website e DPSHTRR, rimont e upgrade i linjave të kontrollit, brandim, veshje e format i ri certifikate me kode leximi e elemente sigurie, online në kohë reale”, tha Gonxhja

Ai theksoi se po vijon puna për realizimin e investimeve të tjera fizike në infrastrukturat e objekteve, shesheve, zyrave të shërbimit.

“Cilësia e shërbimit, mirëmbajtja dhe kontrolli, prioritet i vazhdueshëm”, shto ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë vaksinë antiCOVID-19 nuk shkakton efekte anësore afatgjata
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Interesante ideja për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve