Ballina Bota

COVID-19 – Uashingtoni konfirmon dhurimin e 80 milionë dozave vaksina

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-AFP/ – Uashingtoni njoftoi se 75% e 80 milionë dozave të vaksinave antiCOVID-19, të premtuara nga SHBA për vendet e huaja deri në fund të qershorit, do të shpërndahen përmes COVAX.

“Sot, qeveria shpalli kornizën për ndarjen e këtyre 80 milionë dozave amerikane në të gjithë botën”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Të paktën tre të katërtat e dozave të dhëna do të ndahen përmes COVAX”, shtoi ajo.

Kjo përfaqëson një total prej 60 milionë dozash të shpërndara përmes këtij sistemi të ngritur për të siguruar shpërndarje të drejtë të vaksinave, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta.

Pjesa e mbetur, 25% (20 milionë doza) do të jetë për vendet në nevojë, ato që po përballen me shpërthime të epidemisë, për fqinjët e SHBA-së./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThellim i bashkëpunimit në arsim/ Kushi takon homologun turk, Selçuk
Artikulli tjetër“Fjalët e Mbrëmjes”/ Rama citon Benedetto Croce: Ndershmëria në politikë është aftësia politike