Ballina Bota

GREQI – Takim Dendias-Çavusoglu më 31 maj

ATHINË, 26 maj /ATSH-ANA/ – Takimi midis ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologut të tij turk, Mevlut Çavusoglu do të zhvillohet më 31 maj në Athinë.

“Bisedimet e tyre do të përqëndrohen në marrëdhëniet dypalëshe dhe në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare”, tha në një njoftim Ministria e Jashtme.

Takimi midis dy ministrave të Jashtëm do të zhvillohet më 31 maj në Athinë.

Para takimit me Dendias, Çavusoglu pritet të bëjë një vizitë private në rajonin e Trakës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU shpall “non grata” nga DASH/ Felaj: Distancimi i opozitës nga figura e Berishës do të ishte në të mirë të vendit
Artikulli tjetërVetingu/ KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Desart Avdulaj