UASHINGTON, 19 maj /ATSH-DPA/ – Në dy muaj, gati 40 milionë familje amerikane me fëmijë do të fillojnë të shohin depozitat e qeverisë federale që shfaqen në llogaritë e tyre bankare.
Është pjesë e planit të administratës së Biden për të ulur varfërinë.
Presidenti Joe Biden deklaroi se shumica dërrmuese e familjeve me fëmijë do të shohin depozitat e tyre të para më 15 korrik.
Por, ky është vetëm fillimi.
Arritja e qëllimit të administratës kundër varfërisë kërkon identifikimin e miliona prindërve me të ardhura të ulëta që nuk po paraqesin deklarata tatimore dhe inicimin e tyre në mënyrë që të marrin përfitimin e ri. /os/






















