Ballina Ekonomi

Tregu i fondeve të investimit u zgjerua në tremujorin e parë 2021

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Tregu i fondeve të investimit u zgjerua në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se asetet neto në mesin e këtij viti kishin vlerën e 69.05 miliardë lekëve, ose 2.4 % më shumë krahasuar me fundin e vitit 2020.

Me bazë vjetore, rritja e tregut është lehtësisht më e lartë, me rreth 3.1 %.

Ndërkohë gjatë vitit 2020, vlera e aseteve neto të fondeve shënoi një rritje në përmasa të papërfillshme. Veç një interesi më të pakët të investitorëve për të blerë kuota, ecuria e dobët u ndikua edhe nga kthimet negative të fondeve të investimit në euro, që ushtruan një efekt tkurrës në aktivet neto të këtyre fondeve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAIDA në mbështetje të biznesit dhe eksporteve “Made in Albania”
Artikulli tjetër96% e të vaksinuarve me AstraZeneca dhe Pfizer zhvillojnë antitrupa që pas dozës së parë