AIDA në mbështetje të biznesit dhe eksporteve “Made in Albania”

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Agjencia shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) ka në fokus të punës së saj nxitjen e eksporteve “Made in Albania”.
Sokol Nano, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve priti në një takim në ambientet e AIDA-s, Edvin Prençe, kryetar i Shoqatës Pro-Eksport ku diskutuan në terma konkrete për mbështetjen e biznesit dhe eksporteve në vazhdimësi.
Nga të dyja palët u shpreh dakordësia në mendimin se kompanitë shqiptare janë në një fazë shumë të mirë zhvillimi dhe konkurruese në rajon dhe më gjerë.
“Prodhimet me cikle të plota dhe të përfunduara, të cilat janë tanimë një markë besimi, po kërkohen gjithnjë e më shumë nga tregjet e huaja”, – tha Nano, teksa vuri theksin në promovimin e prodhimeve shqiptare në tregjet e huaja, si faktor që nxit eksportet dhe interesin e tregut të huaj për prodhimet shqiptare. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.