96% e të vaksinuarve me AstraZeneca dhe Pfizer zhvillojnë antitrupa që pas dozës së parë

ROMË, 18 maj /ATSH-ANSA/ – Më shumë se 90% e britanikëve zhvilluan antitrupa ndaj COVID-19 pasi morën dozën e parë të vaksinave AstraZeneca ose Pfizer dhe gati 100% pas dozës së dytë, sipas një hulumtimi të bërë nga University College London, i bazuar në një studim të 8 517 personave në Angli dhe Uells.

Studimi zbuloi se 96,42 % e tyre që morën njërën nga këto vaksina zhvilluan antitrupa 28 deri në 34 ditë pas dozës së parë.

Përqindja u rrit në 99.08 % midis shtatë dhe 14 ditëve pas dozës së dytë.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 65 vjeç, që përfaqësohet nga grupmoshat që ishin të parat në BM që u vaksinuan kundër COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.