Ballina Ekonomi

Plotësimi i deklaratës DIVA/ Tatimet: Edhe individët që kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi sot se duhet të plotësojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër.

Detyrimin për dorëzimin e DIVA-s e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër.

Gjithashtu duhet të deklarojnë DIVA 2020, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2 milionë lekë, edhe individët rezidentë apo jo rezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHistoriku / Ja me cilët kundërshtarë është përballur më shumë herë Shqipëria
Artikulli tjetërNjë kravatë për… John Kerryn!