Një kravatë për… John Kerryn!

ROMË, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Para se të largohesha, i dhashë mikut tim, John Kerry një kravatë ”Made in Italy”, sepse produktet tona, përveç se janë lider botëror, janë një burim krenarie për të gjithë ne, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Me të dërguarin special për klimën, John Kerry, diskutuam tranzicionin ekologjik, një sfidë e madhe me të cilën përballet e gjithë bota, ku Italia dhe SHBA po përballen me maksimumin e angazhimit në një sfidë që nënkupton krijimin e vendeve të punës, konceptimin e ri të të bërit biznes dhe modelet e reja ekonomike”, shkroi Di Maio në Facebook.

“Ne kemi mundësinë ta bëjmë vendin tonë gjithmonë më pak të ndotur dhe të rrisim mundësitë e zhvillimit”, thuhet në këtë tekst.

”Nëse e shfrytëzojmë këtë mundësi, me një vizion inovativ dhe me të vërtetë të qëndrueshëm, më në fund do të jemi në gjendje të ndryshojmë tendencën që ka çuar në konsiderimin e mjedisit në armik, në vend se një aleati për ta mbrojtur”, shtoi Di Maio./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.