Ballina Bota

LONDËR – Johnson: Votimi i marrëveshjes post-Brexit fundi i një udhëtimi të gjatë

LONDËR, 28 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot si etapën e fundit të një udhëtimi të gjatë votimin nga Parlamenti Europian të marrëveshjes tregtare post-Brexit arritur nga BE dhe Britania e Madhe.

Kjo marrëveshje, e arritur në fund të dhjetorit dhe që po aplikohej në mënyrë të përkohshme që prej fillimit të vitit i jep stabilitet marrëdhënies tonë të re me Bashkimin Europian si partnerë tregtarë me rëndësi jetësore, aleatë të ngushtë dhe sovranë të barabartë”, deklaroi Johnson në një komunikatë.

Parlamenti Europian miratoi marrëveshjen tregtare të arritur nga BE dhe Britania e Madhe, duke i dhënë fund kapitullit të dhimbshëm të Brexit, në një kontekst që vazhdon të jetë i tendosur mes Londrës dhe Brukseli, sipas rezultateve të një votimi zyrtar të njoftuar sot.

Në përfundim të votimit të kryer dje në mbrëmje, 660 deputetë miratuan marrëveshjen, pesë votuan kundër dhe 32 abstenuan.

“Ky traktat shënon themelimin e një partneriteti të fortë dhe të ngushtë me Britaninë e Madhe”, reagoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Twitter./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla takon Limones: Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca spanjolle në zhvillimin e turizmit
Artikulli tjetërMeta: Më 24 korrik 2022 do të rikthehem për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI