Ballina Flash

Qarku Elbasan/ Numërohen 325 qendra votimi, në Cërrik fiton PS me 8347 vota

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Elbasanit deri tani janë numëruar votat në 325 qendra votimi nga 511 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 54 432 vota, ose 55.67 % të votave. Partia Demokratike numëron 35 428 vota, ose 36.23 % të votave.

Ndërsa në bashkinë e Cërrikut ka përfunduar numërimi i votave, ku fituese është Partia Socialiste me 8347 vota, ose 59.09 %, ndërsa PD-AN ka marrë 4227 vota ose 29.92 %.

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) deri tani ka 4970 vota ose 5.08 %, ndërsa PSD ka marrë 357 vota ose 0.37 %. Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka 149 vota ose 0.15 %. Partia Bindja Demokratike ka marrë 349 vota ose 0.36 %.

ABEOK ka marrë deri tani 119 vota apo 0.12 %, Nisma Thurje ka marrë 1006 vota ose 1.03 %, Partia Lëvizja për Ndryshim ka marrë 598 vota ose 0.61 %, Partia Lëvizja e Re ka marrë 187 vota ose 0.19 %, Partia Balli Kombëtar 90 vota ose 0.09 % dhe Partia Aleanca Demokracia e re 98 vota ose 0.10 %./k.s/r.e/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPampuri: PD ka dyfishuar rezultatin në Qesarakë, rritje edhe në Bërzhitë
Artikulli tjetërVdes mexosopranoja me famë botërore Christa Ludwig