Ballina Bota

BM – Londra: Dallime të mëdha me BE për marrëveshjen e Irlandës së Veriut

LONDËR, 13 prill /ATSH-DPA/ – Dallime të konsiderueshme mbeten midis qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian rreth funksionimit të marrëveshjes Brexit në Irlandën e Veriut, deklaroi zyra e kryeministrit Boris Johnson.

“Ka ende pengesa të mëdha për t’u kapërcyer në mënyrë që të zgjidhen çështjet rreth zbatimit të Protokollit të Irlandës së Veriut”, tha Downing Street.

“Megjithatë, bisedime konstruktive po zhvillohen me BE-në në lidhje me rregullimet”, sqaroi zëdhënësi zyrtar i Johnson.

Qeveria britanike është e përkushtuar të punojë përmes çështjeve për të “rivendosur besimin në terren” në Irlandën e Veriut, duke respektuar pikëpamjet e komuniteteve dhe Marrëveshjen e së Premtes së Shenjtë.

Protokolli i Irlandës së Veriut, i krijuar për të parandaluar një kufi të fortë në ishullin e Irlandës, ka rezultuar në kontrolle shtesë të mallrave që rrjedhin nga Britania e Madhe, për të siguruar që ato të jenë në përputhje me rregullat e BE-së./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Portet e aeroportet kanë munguar për shumë vite”/ Investime që do ta çojnë Shqipërinë në nivel tjetër, sjellin turizëm, shërbime, punësim
Artikulli tjetërNYT: SHBA pezullon vaksinën Johnson & Johnson pas rasteve të mpiksjes së gjakut