Rritje e të ardhurave financiare/ Konsumatorët, optimistë për përmirësimin e ekonomisë

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Treguesi i besimit konsumator (TBK) për përmirësimin e ekonomisë, shënoi rritje me 1.1 % gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja tremujore u ndikua nga përmirësimi i tre prej balancave përbërëse: blerjet e mëdha me rritje 3.9 %; situata financiare e pritur e familjes, me rritje 1.3 %; dhe situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend, drejt rritjes me 0.8 %.

Ndërkohë, balanca e katërt përbërëse e TBK-së, të ardhurat dhe shpenzimet, shënoi rënie me 1.7 % bën të ditur BSH-ja.

Politika fiskale lehësuese ka ulur taksat për qytetarët dhe biznesin, që është reflektuar në rritjen e të ardhurave financiare familjare. Fakt të cilin vëzhgimi i BSH-së mbi Treguesin e Besimit të Konsimatorit për 3-mujorin I 2021, e regjistrim me rritje 1,3 %. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.