Ballina Bota

MV – Fillon vaksinimi me AstraZeneca për të moshuarit

SHKUP, 31 mars /ATSH/ – Maqedonia e Veriut filloi vaksinimin për të moshuarit, mbi 77 vjeç, me vaksinën Astra Zeneca që arriti në vend para tre ditësh përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas VOA.

Deri më tani janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë me 8 mijë vaksinat e kompanisë Pfizer dhe 3 mijë vaksinat ruse Sputnik V.

Vaksinimi i qytetarëve përcaktohet nga mjekët e familjes, ku përparësi do të kenë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Këto ditë disa mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë udhëtuar në Serbi ku kanë marrë dozat e para kryesisht të kompanisë AstraZeneca.

Qendrat e vaksinimit u hapën në 12 qytete të Maqedonisë së Veriut dhe do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Nga nesër vaksinimi do të bëhet edhe në 25 qytete të tjera.

Edhe 76 mijë vaksina AstraZeneca pritet të arrijnë në vend përmes mekanizmit COVAX si dhe sasi më të mëdha nga Kina dhe Rusia./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria, mes dy vendeve të vetme në Ballkan që siguroi vaksinat”/ Po erdhën ata në pushtet harrojeni vaksinën
Artikulli tjetërTransformimi i Shirokës/ Bilali: Çdo banor i qarkut Shkodër e sheh se çfarë do të thotë të punosh me vizion