BERLIN, 23 mars /ATSH-DPA/ – Gjermania, e përballur me një rritje eksponenciale të Covid-19 dhe një varianti të ri shumë më vdekjeprurës, do të jetë në një bllokim të shtuar gjatë fundjavës së Pashkëve.
”Gjermania ka zgjatur lockdown deri më 18 prill për të përmbajtur një valë të re infeksionesh”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit me udhëheqësit e landeve ku ranë dakord mbi masat për menaxhimin e pandemisë.
Masat e bllokimit u lehtësuan në fillim të marsit, duke u dhënë gjermanëve shpresë se një rihapje edhe më e gjerë e jetës publike mund të arrihej pas muajsh mbylljesh, kufizimeve të kontaktit dhe sinjalizimeve të udhëtimit.
Por, infeksionet tani po rriten me shpejtësi, duke i detyruar udhëheqësit të zgjasin masat aktuale të bllokadës, të cilat do të skadonin më 28 mars.
Jeta publike dhe private gjithashtu praktikisht do të ndalen gjatë fundjavës së gjatë të festave të Pashkëve nga 1 deri më 5 prill.
Dyqanet do të mbyllen gjatë gjithë kohës, me përjashtim të dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve që mund të jenë të hapura deri më 3 prill./ /os/






















