Ballina Ekonomi

Punësimi i të huajve/ Sot Shqipëria ofron vizën elektronike

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Sot Shqipëria ofron vizën elektronike për të huajt që duan të vijnë, të vizitojnë Shqipërinë, si dhe për ata që duan të marrin punëtorë të huaj.

Gjatë prezantimit të programit: Rruga drejt 25 prillit – Shërbimet për qytetarët dhe biznesin kryeministri tha se ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj.

“Kemi vizën elektronike për ata që duan të marrin punëtorë të huaj. Ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush ndër ata që thonë se duan punë, duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo, ka filluar të ndodhë dhe në Shqipëri do të jetë gjithmonë e më intensive, sidomos në shërbime”, tha Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransporti rrugor/ Kosto zero për marrjen e dokumenteve, pa kafen e LSI-së
Artikulli tjetërBasha në Gjirokastër: Më 25 prill do ta çlirojmë Shqipërinë nga papunësia