Ballina Ekonomi

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme rritën eksportet, kryeson industria nxjerrëse me 23.7 %

TIRANË, 11 mars/ATSH/ 3.1 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme eksportuan mallra gjatë vitit 2019 nga 2.5 % që eksportuan në vitin 2018.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi statistikat mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjatë vitit 2019.

Sipas INSTAT, vlera e eksporteve të mallrave të ndërmarrjve të vogla dhe të mesme përbën 59.4 % të vlerës së eksporteve gjithsej. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të ndërmarrjeve eksportuese është industria nxjerrëse me 23.7 %.

Ndërkohë me rritje rezulton edhe numri i ndërmarrjve të vogla dhe të mesme që importuan.

Sipas INSTAT, 10.8 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë importuese gjatë 2019-s nga 8.8 % që ishin në 2018, të cilat përbënë 78 % të vlerës së importeve të mallrave për 2019.

Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve importuese është sektori i industrisë nxjerrëse me 24.2 %.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Rritje e mprehtë e rasteve COVID-19, Polonia përforcon kufizimet
Artikulli tjetërBasha me biznesin në Kavajë: Institucionet do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve