ROMË, 10 mars /ATSH-AFP/ – Jetëgjatësia në Itali është ulur me rreth një vit, në 82,3 vjeç, për shkak të pandemisë, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave (Istat).
Gadishulli ka qenë një prej vendeve më të goditura nga COVID-19 dhe i pari i prekur në Europë nga vala e parë.
Këtë javë vendi ka kaluar pragun e 100 000 viktimave.
“Vlerësimet për vitin 2020 sugjerojnë një ndërprerje të papritur dhe një ndryshim domethënës të tendencës pozitive të vërejtur këto vitet e fundit përsa i përket jetëgjatësisë”, sipas Istat.
Rajonet në veri të vendit, më të prekurat nga virusi, janë gjithashtu ati ku jetëgjatësia është më e ulët.
Në Lombardi, mushkëria ekonomike e vendit, jetëgjatësia është ulur nga 83,7 në 81,2 vjeç.
Para pandemisë, jetëgjatësia kaloi nga 81,7 vjeç në 2010 në grupin kryesues në nivel europian.
Sipas Istat, mesatarja në BE në 2018 ishte 81 vjeç, shifra e fundit në dispozicion.
Në raportin e tij, Istat e vuri theksin në ndarjen digjitale të vendit, një nga projektet që duhet të trajtohet si pjesë e planit të rimëkëmbjes të financuar nga Brukseli me një shumë prej gati 200 miliardë euro.
Një e treta e familjeve italiane nuk kanë kompjuter ose lidhje interneti dhe 24% e popullsisë nuk ka përdorur internetin në tre muajt e fundit.
Në të njëjtën kohë, përdoruesit e rregullt të internetit kaluan nga 44% në 2010 në 70%./ /ec/























