BRUKSEL, 10 mars /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Turqia është një aleate e rëndësishme për NATO-n.
Stoltenberg, mori pjesë në video-konferencën me temë “Adaptimi i NATO-s” të zhvilluar nga Qendra e Sigurisë dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të universitetit ”Stanford” të Kalifornisë.
Pyetjes lidhur me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që Turqia ka blerë nga Rusia, Stoltenberg iu përgjigj se ”ndryshimet mes aleatëve të NATO-s nuk janë ndonjë gjë e re”.
Ai tha se ”NATO është një platformë e mirë për të diskutuar dhe për të gjetur zgjidhje për këto ndryshime, mosmarrëveshje dhe probleme”.
Stoltenberg u shpreh se ”Ankarasë i janë shprehur shqetësimet lidhur me çështja të tilla si S-400, Mesdheu Lindor dhe problemi i refugjatëve”.
“Por, duhet të kuptojmë se Turqia është një aleate e rëndësishme. Sepse nëse vëreni vetëm hartën, e shikoni se sa e rëndësishme është. Aeroportet në Turqi, me infrastrukturën bazë, kanë një rëndësi të madhe se ndodhen në kufi kryesisht me Irakun dhe Sirinë, për përparimin e shënuar në luftën kundër ISIS-it dhe për çlirimin e miliona njerëzve në zonat e kontrolluara prej tij në rajon”, u shpreh Stoltenberg. /os/





















