Ballina Bota

TURQI – Ekonomia u rrit 1,8% në vitin 2020

ANKARA, 1 mars /ATSH-AA/ – Instituti turk i Statistikave (TurkStat) ka njoftuar se ekonomia e Turqisë është rritur për 1,8% në vitin 2020, në vitin që u përshkua nga pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Turqisë me çmimet aktuale arriti në 5,1 trilionë lira turke (rreth 717,1 miliardë dollarë) vitin e kaluar, bëri të ditur TurkStat.

Të premten, një panel prej 21 ekonomistësh parashikuan se ekonomia turke do të rritet prej 2,2% në vitin 2020.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020, ekonomia shënoi një normë të rritjes vjetore prej 5,9% treguan të dhënat e TurkStat.

Turqia dhe Kina janë vendet e vetme që shënuan një normë pozitive të rritjes ekonomike midis të gjitha vendeve të grupit G20 për të cilat të dhënat janë në dispozicion, ndërsa pjesa tjetër shënoi rënie ekonomike gjatë të njëjtës periudhë.

Parashikimi i ekonomistëve për tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte mesatarisht 7%, ku parashikimi më i ulët ishte 5% dhe më i larti 8,3%.

Ekonomia turke regjistroi një rritje prej 6,3% në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, pas rënies ekonomike prej 10,3% në tremujorin e dytë kur ndikimi i koronavirusit filloi të ndihej seriozisht. Në tremujorin e parë, PBB e Turqisë u rrit për 4,5%.

Kursi i këmbimit të lirës turke me dollarin amerikan ishte mesatarisht rreth 7.00 në vitin 2020.

Programi i Ri Ekonomik i Turqisë, i njoftuar shtatorin e kaluar, kishte parashikuar që ekonomia turke të rritet me 0,3% vitin e kaluar.

Në vitin 2019, shkalla e rritjes së vendit ishte 0,9%./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmirësimi i shërbimeve përmes dixhitalizimit/ Kushi: 34 shërbime arsimore në e-Albania
Artikulli tjetërMSHMS: Shtyhet me 24 orë dërgesa e “Pfizer”, 15 210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën