Ballina Flash

Përmirësimi i shërbimeve përmes dixhitalizimit/ Kushi: 34 shërbime arsimore në e-Albania

TIRANË, 1 mars /ATSH-A. Fortuzi/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar një poster, ku theksohen lehtësitë e deritanishme në ofrimin e shërbimeve publike përmes proceseve të derregullimit dhe dixhitalizimit.

Ajo shprehet se, “një pjesë e konsiderueshme e dokumenteve janë hequr për të lehtësuar qytetarët nga burokracitë e panevojshme, si dhe kemi shtuar edhe numrin e shërbimeve arsimore në portalin qeveritar “e-Albania” duke siguruar lehtësi dhe eficiencë në marrjen e tyre.”

Referuar publikimit të ministres Kushi, falë procesit të derregullimit të ndërmarrë përgjatë këtij mandati nga qeveria shqiptare janë hequr deri më tani 168 dokumente nga 254, të cilat përbëjnë rreth 66% të totalit të dokumenteve që i kërkoheshin më parë qytetarëve apo palëve të interesuara. Ndërkohë, reforma e dixhitalizimit të shërbimeve publike ka bërë që sot të ofrohen nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” 34 shërbime arsimore, duke ndihmuar kësisoj qytetarët të kursejnë kohë e para, si dhe të shmangin burokracitë e tepërta.

“Hapa konkretë janë hedhur në këtë aspekt, por padiskutim puna jonë do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të barrierave ndaj qytetarëve në ofrimin në shërbimeve publike”, shprehet Kushi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- 467 raste të reja me COVID-19 / IKSHPK: Tendencë rritje, sot numri më i madhi i rasteve në këtë vit
Artikulli tjetërTURQI – Ekonomia u rrit 1,8% në vitin 2020