BERLIN, 29 janar /ATSH-AA/ – Rreth 839 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit Robert Koch (RKI).
Instituti Robert Koch (RKI) i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, njoftoi se me vdekjen e 839 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 55 752 që prej fillimit të pandemisë.
Ndërsa me 1 422 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i rasteve arriti në 2 192 850.
Gjithashtu numri i pacientëve me COVID-19 në kujdes intensiv ka arritur në 4 437, prej të cilëve 2 485 janë të intubuar.
Në vend deri më tani 1 738 236 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 366 081 persona e kanë marrë dozën e dytë te vaksinës.
Gjithsej 2 104 317 persona e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19./ /ec/























