Ballina Flash

Ndihma juridike falas/ Gjonaj: Në 2020 u ofrua për 4191 raste

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ndihmës Juridike Falas përgjatë vitit 2020 kanë ofruar ndihmë juridike parësore falas për 4191 raste.

Statistikat i bëri të ditura sot Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila informoi mbi rastet kur është ofruar ndihmë juridike falas, gjatë vitit që lamë pas.

Gjonaj tha se janë asistuar 181 vendime gjyqësore me objekt Ndihmën Juridike falas.

 Ndihma juridike falas për qytetarët është produkt i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi.
Qytetarët shqiptarë tashmë përfitojnë shërbime falas të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në qytete si Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Pogradec, Gjirokastër, Lushnjë, Shkodër, Berat, etj., si dhe nëpërmjet numrit të gjelbër dhe platformave online.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak256 të shëruar dhe 288 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Deloitte: Klubet kryesore të Europës humbën 1,1 miliardë euro për shkak të pandemisë